Hall of Mosses (Holli i myshkut) është një rrugë e shkurtër e këmbësorëve, që gjendet në pyllin Hoh, në perëndim të shtëtit Washington, në SHBA. Ky pyll është përplot drurë të vjetër të panjës dhe bredhit – degët e të cilëve janë të mbuluara me shtresë të trashë myshku.
Në pyllin Hoh, çdo vit, gjatë sezonit dimëror, shënohen të reshura të dëndura të shiut – andaj dhe vegjitacioni në këtë vend është shumë i bujshëm.
Për shkak të lagështrisë dhe ushqimit të bollshëm në tokë – shumica e bimëve kanë rrenjë të cekëta, dhe shpeshherë ndodhë që ato të rrëzohen gjatë periudhës së shirave.
Myshku dhe fieri mbulojnë pjesën më të madhe të këtij pylli, duke krijuar kështu një peizazh përrallor dhe të pabesueshëm.
Krahas vegjitacionit të bujshëm, pylli Hoh është i pasur edhe me specie të llojllojshme të botës shtazore. Se si duket ky pyll mbresëlënës mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/