Keni lexuar histori të bujshme për karrierën dhe jetën e tyre private, sepse kanë dominuar lajmet e shoubiznesit për vite e dekada të tëra… megjithatë, yjet e shoubiznesit bartin me vete edhe plot të panjohura, apo dhe fshehtësi. Për ta ilustruar këtë fakt, në vijim ju sjellim disa yje të famshëm të muzikës, filmit… të bardhë, por që janë prindër të fëmijëve me ngjyrë….
Këngëtari legjendar, Bob Dylan, është baba i një vajze me ngjyrë që ka lindur nga martesa e tij me vokalisten përcjellëse, afrikano-amerikanen Carolyn Dennis, me të cilën u martua në qershor të vitit 1986.
Ata janë prindër të vajzës Desiree, e njohur si Desi, e cila tashmë është në të 20-at.
Dylan kishte arritur të ruante në fshehtësi të plotë këtë martesë dhe ekzistencën e vajzës Desi për 15 vjet – pasi që ato jetonin në një shtëpi në periferi të Los Angeles-it, ku i vizitonte fshehurazi, madje duke mos u parë as nga fqinjët e tyre.
Mick Jagger
Rokeri i famshëm, Mick Jagger, e kishte bindur këngëtarën Marsha Hunt – që të kishin marrëdhënie seksuale pasi dëshironte të bëhej baba – por ai e kishte braktisur atë vetëm tre muaj pasi ajo kishte mbetur shtatzënë.
Pasi nuk ishte në gjendje të punonte në javët e fundit të shtatzanisë, Hunt i kishte kërkuar rokerit milioner para. Megjithatë, Jaggeri koprac i dërgoi asaj vetëm 500 dollarë, ndërsa më 4 nëntor 1970 ajo lindi vajzën Karis – e vetmuar.
Në fillim, Jagger nuk dëshironte të dëgjonte për të bijen e tij Karis – deri në janar të vitit 1979, kur një gjykatë në Los Angeles e detyroi të paguante çdo muaj 1.500 dollarë për rritjen e fëmijës së tij.
Karis, 44-vjeçe, tashmë është producente filmi në Los Angeles, ndërsa është e martuar me regjisorin Jonathan Watson.
Ellen Pompeo
Vitin e kaluar, gjatë ceremonisë së shpërblimeve Emmy, ylli i serialit “Grey’s Anatomy”, Ellen Pompeo foli për mungesën e diversitetit – dhe kishte arsye të fortë për një gjë të tillë. Ajo është nënë e një vajze të bukur me ngjyrë.
Vajza e saj, Stella Luna, u lind në vitin 2009, dhe është fëmija i parë nga martesa e saj me producentin Chris Ivery.
Justin Chambers, po ashty një yll i serialit “Grey’s Anatomy”, është i martuar me bashkëshorten e tij Keisha, që nga viti 1993. Çifti ka 5 fëmijë së bashku, vajzën Isabella (1994), binjakët Maya dhe Kaila (1997), vajzën Eva (1999) dhe djalin Jackson (2002).
Pas martesës me modelen e famshme Iman, rokeri legjendar David Bowie u bë prind i vajzës Alexandria Zahra Jones (Jones është mbiemri i vërtetë i Bowiet). Alexandria u lind në gusht të vitit 2000, ndërsa tashmë shpesh shihet pranë nënës së saj në rrugët e New Yorkut dhe të Londrës.
Po t’i lëmë anash rolet e tij në filmat “Law and Order”, ”Sex and the City” dhe “The Good “Wife”, aktori Chris Noth sot njihet si mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Barack Obama. Ai është i martuar me Tara Lynn Wilson, ndërsa në janar të vitit 2008 u bënë prindër të djalit të tyre Orion Christopher Noth.
Peggy Lipton
Shumëkush nuk e d se ylli i filmave “Mod Squad” dhe “Twin Peaks”, Peggy Lipton, është nëna e Rashida Jones dhe Kidada Jones. Dy motrat që njihen në botën e shoubiznesit, sidomos Rashida, si aktore dhe skenariste – janë bijat e Liptonit dhe producentit muzikor Quincy Jones. Pasi që çifti u martua në vitin 1974, Lipton la aktrimit për t’u bërë amvise. Megjithatë, ata u ndanë në vitin 1990.
Robert De Niro
Aktori i mirënjohur, Robert DeNiro ka gjashtë fëmijë – pesë prej tyre fëmijë biologjikë, të cilët kanë ardhur në këtë botë nga lidhjet e tij me tri femra me ngjyrë.
Pasi ishte martuar me gruan e tij të parë, aktoren Diahnne Abbott, De Niro adoptoi Drenan në vitin 1976, kur ajo ishte 5-vjeçe. Ajo u bë motër e madhe e një djali që lindi po atë vit, Raphael, i cili po ashtu nisi karrierën si aktor për të përfunduar tashmë në profesionin e paluajtshmërisë.
Pastaj, në vitin 1995, De Niro u bë baba i binjakëve Julian Henry dhe Aaron Kendrik. Ai u bë prind i tyre bashkë me partneren e tij të kahmotshme Toukie Smith pas një fekondimi artificial të një nënë surrogate.
Aktori 70-vjeçar dhe gruaja e tij e dytë, Grace Hightower, u bënë prinder të Elliotit në vitin 1998, ndërsa në vitin 2011 të një vaze – e cila po ashtu u lind nga një nënë surrogate. /NGJYRA.COM/