I vendosur në kanionin rrezë malit Hengshan, në provincën Shanxi, në Kinë, Tempulli i Varur apo Manastiri i Varur është i njohur në mbarë botën si një nga thesarët më të çmuar arkitekturor të botës.
Ky tempull është ndërtuar para më shumë se 1500 vjetësh, ndërsa është restauruar viteve 1900-ta.
Tempulli I Varur është ndërtuar në shkëmb, rreth 75 metra mbi sipërfaqe të tokës, ndërsa konstruksioni i tij mbështetet në trarët prej druri dhe korridoret e fshehta në shkëmb.
Ai përmban më shumë se 40 salla (hapësira), pllakarë dhe pavijone të mëdha, të gjitha të vendosura në një sipërfaqe të përgjithshme prej 152.5 metrash katror.
Të gjitha hapësirat janë të lidhura me korridore dhe ura.
Brenda tempullit ka statuja të shumta e skulptura të ndryshme prej guri që datojnë nga kohë dhe dinasti të ndryshme.
Sipas disa burimeve, Tempulli është ndërtuar në këtë vend për t’iu shmangur përmbytjeve të mëdha dhe për të siguruar mbrojtje nga shiu, bora dhe dielli.
Tempulli i Varur është një nga atraksionet kryesore turistike dhe vendet më të njohura historike në rajonin Datong.
Ky tempull nuk është i njohur vetëm për vendndodhjen e tij të pabesueshme, por edhe për kombinimin e elementeve të Budizmit, Taoizmit dhe Konfuçianizmit. /NGJYRA.COM/