Të gjitha sekretet e njerëzve me shtat të hollë

Disa njerëz tërë jetën hanë krejtësisht normalisht tri racione të pasura, dhe as që mendojnë për numrin e kalorive, për mënyrën e si e kanë gatuar ushqimin, sasinë e hidrokarbureve apo yndyrat në të. Ata, thjeshtë, ulen dhe hanë kur janë të uritur, dhe kurrë nuk vuajnë nga tepria e kilogramëve. Përse?

Sekretet e famshme të njerëzve me shtat të hollë:

Ata kurrë nuk hanë kokoshka dhe nuk pinë Coca-Cola kur shkojnë në kinema, sepse bëhen nervozë kur duart u bëhen me yndyrë, apo që nuk dinë se ç’të bëjnë pastaj me ambalazhin.

Ata kurrë, gjatë udhëtimit, në pompa benzine nuk blejnë asgjë pos benzinës.

Ata kurrë nuk shkojnë në punëtori speciale në pjesën tjetër të qytetit, vetëm se atje gatuhen simite të shijshme.

Ata kurrë nuk hanë ushqime të paketuara (fara, çips…) sepse mendojnë se ato ushqime janë për fëmijë.

Ata kurrë nuk e hanë një copë të plotë të tortës pas darke, sepse stomakun e kanë plot. Kurrë nuk marrin copën e dytë të tortës pasi të kenë ngrënë darkë, sepse kanë ndjenjën se do t’u pëlcasë stomaku.

slimi333

Ata kurrë nuk hanë ushqimin e shpejtë, sepse nuk besojnë se janë të përgatitura në mënyrë higjienike dhe nuk preferojnë të hanë duke qëndruar në këmbë.

Ata kurrë nuk hanë në Mekdonalds, sepse e konsiderojnë ushqimin e ambalazhuar pa kurrfarë shije.

Ata kurrë nuk hanë bukë taze as gjevrekë të ngrohtë, sepse konsiderojnë se vështirë treten.

Ata kurrë nuk pinë pije të gazuara, sepse u duket shumë e ëmbël dhe mund t’u shtojnë etjen.

Ata kurrë nuk kanë në torbë snikers kur shkojnë të japin gjak dhe kurrë nuk kanë asgjë në torbë për ndihmën e parë kur u bie niveli i sheqerit.

Ata nuk hanë para se të shkojnë të flenë, sepse ia çrregullojnë gjumin.

Ata kurrë nuk hanë kur janë të tensionuar, sepse atëherë lukthi tendoset, ndërkaq humbin apetitin për shkak të problemeve në punë.

Ata hapin kutinë e biskotave dhe hanë vetë një, ndërkaq nëse ua keni marrë biskotën e fundit nga kutia, ju thonë s’ka gjë – dhe vërtet ashtu mendojnë.

Ata nuk hanë kur janë duke shikuar televizor.

slimi222

Ata mund të shikojnë simitet në ëmbëltore dhe pastaj porosisin kafe.

Ata mund të ngopen nga aroma derisa gatuhet ushqimi.

Ata mendojnë se çka në çast mund të hanë, mirëpo nëse u mungon, nuk do të hanë asgjë tjetër.

Ata do të mund të dëshironin të hanin diçka të ëmbël, por nuk do të shkojnë menjëherë në dyqan për t’i blerë.

Ata hanë vetëm një vanilje nga pjata e mbushur plot, jo për shkak të edukatës, por thjeshtë të tillë janë.

Ata mund të ëmbëlsohen edhe me një mollë.

Ata marrin vetëm një simite, e hanë dhe thonë qenka fenomenale,  dhe vërtet nuk mund të hanë më asnjë thërrmijë. Dhe vërtet mendojnë ashtu.

Ata nuk do të blinin kurrë një qese bonbone në kioskë, sepse vërtet as që do t’u shkonte mendja për një gjë të tillë.

Ata pas rrëshqitjes në borë, ngrohen me çaje të ngrohta e jo me çokollatë të ngrohtë./NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply