Që më armë nuk bën të luhet janë dëshmi edhe këta persona të famshëm – të cilët kanë pësuar duke mos qenë të kujdesshëm, apo duke e nënvlerësuar rrezikun…
Jennifer O’Neill
Ishte viti 1982, kur ish-modelja e dhe aktorja famshme e kishte qëlluar veten në abdomen gjatë një ngatërrese me armë. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore ajo shpëtoi nga më e keqja.
Jon-Erik Hexum
Gjatë xhirimit të serialit Cover Up (Mbulesa), Hexum vdiq tragjikisht nga plaga që e kishte marrë nga një plumb revoleje – për të cilin kishte menduar se ishte i papërdorshëm.
Plaxico Burress
Gjatë një ahengu në një klub nate në New York, në vitin 2008, Burress plagosi veten në kofshë. Pas shërimit, ai i kaloi 20 muaj në burg.
Terry Kath
Një ditë, në vitin 1978, kitaristi i Chicagos Terry Kathe bënte të fortin – duke luajtur ruletin rus – me një revole për të cilën mendonte se ishte bosh. Revolën vendosi në temth – por pasi tërhoqi këmbëzën, një plumb doli nga tyta – dhe aty jeta e tij mori fund.
Alan Ladd
Thuhet se ky aktor plagosi veten në krahëror derisa ishte duke e pastruar armën, në vitin 1962. Ai arriti të shërohej, mirëpo vdiq pak vite më vonë në moshën 50-vjeçare.
Al Capone
Në vitin 1928, bosi më i madh i krimit në botë kishte përfunduar një lojë golfi dhe derisa ngjitej në makinë aksidentalisht shkrepi arma e tij – duke e plagosur në dy dyja këmbët dhe në ije.
Lil Wayne
Si 12-vjeçar Dwayne Carter Jr. – tashmë i njohur si Lil Wayne – kishte marrë një plagë serioze në krahëror kur në shtëpi kishte gjetur një pistoletë 9 mm – dhe kishte filluar të luante me të. Ai kishte arritur të kontaktonte ndihmën e shpejtë dhe kishte shpëtuar, përkundër faktit se kishte humbur shumë gjak.
Peter Fonda
Në moshën 11-vjeçare, aktori i mëvonshëm Peter (që rrjedh nga familja e famshme e artistëve Fonda) ishte duke e pastruar pistoletën e babait, e cila aksidentalisht kishte shkrepur dhe e kishte plagosur atë në krahëror, fare pranë zemrës. Fatmirësisht, ai kishte shpëtuar nga më e keqja. /NGJYRA.COM/