Portretizimi i njerëzve të famshëm është synim i përhershëm i kinematografisë dhe televizionit – dhe shpeshherë kjo gjë arrihet me mjaft sukses – e nganjëherë edhe dështon në tërësi.
Sidoqoftë, Reddit ka bërë një përmbledhje të figurave më të famshme historike apo të imagjinatës – që janë portretizuar në ekranin e madh nga aktorët e ndryshëm.
Në fotografitë që po ua prezantojmë në vijim – fillimisht shihet personazhi historik, ndërsa nën të dhe aktorët/aktoret që e kanë portretizuar atë në ekranin e madh nëpër etapat e ndryshme të kinematografisë.
Secili personazh historik ka karakteristikat e veta fizike që janë lehtë të dallueshme dhe të cilat është dashur të barten edhe në film. Marilyn Monroe, për shëmbull, nga secila aktore që e ka luajtur atë është portretizuar si perëndeshë e bukurisë – derisa gjeniu Albert Einstein si një person në moshë me mustaqe ikonike dhe me flokë të shprishura.
Të rikujtojmë në vijim aktorët/aktoret që kanë portretizuar disa nga figurat më të spikatura botërore në ekranin e madh – kush më mire, e kush më keq? – ju mbetet juve t’i vlerësoni. /NGJYRA.COM/