Me siguri se e dini që Snoop Dogg është reper i famshëm, e gjithashtu e dini se edhe Ellen Burstyn di të aktrojë – por a e dini se këta janë konvertuar në Islam me kalimin e kohës?
Derisa muzikanti Cat Stevens dhe boksieri Mohammad Ali mund të konsiderohen si “fytyrat” e konvertimeve në myslimanë, shumë fansa mund të mos e dinë për religjionin e emrave tjerë të famshëm – si rep artisti Busta Rhymes dhe komiku David Chapelle – që gjithashtu janë myslimanë.
Nga të krishterët e deri tek hebrenjtë, shumë të famshëm të mëdhenj kanë marrë vendime interesante për tu konvertuar në Islam gjatë karrierës së tyre.
Disa prej tyre e kanë përqafuar publikisht dhe kanë reflektuar identitetin e tyre religjioz përmes teksteve të këngëve dhe me ndryshimin e emrave, ndërsa të tjerët kanë vendosur që besimin e tyre ta mbajnë në heshtje apo si një çështje të brendshme.
Ne ju sjellim një listë të 17 të famshmëve që kanë vendosur të konvertohen në Islam gjatë karrierës së tyre si muzikantë, atletë, aktorë e argëtues tjerë.
/© NGJYRA.COM/
Boksieri Mike Tyson
Komiku Dave Chappelle
Modelja britanike Jemima Khan
Një nga anëtarët e “Jackson 5”, Jermaine Jackson
Basketbollisti amerikan, Shaquille O’Neal
Basketbollisti Kareem Abdul-Jabbar
Reperi Ice Cube
Reperi tjetër, Busta Rhymes
Këngëtarja Janet Jackson
Këngëtarja amerikane, Jennifer Grout
Artisti Mikal Safiyullah
Basketbollisti Craig Hodges
Aktori i ndjerë amerikan, Lewis Michael Arquette
Aktorja amerikane, Ellen Burstyn
Reperi amerikan, Snoop Dogg
Muzikanti Cat Stevens
Boksieri Mohammed Ali