Politikanët konsiderohen si njerëz të famshëm, por ka të tillë që kanë qenë të famshëm edhe para se të bëheshin politikanë. Në fakt, ndoshta edhe më të famshëm…
1. Ronald Reagan
Reagani ishte presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara. Ai është rasti më i suksesshëm kur një artist bëhet politikan.
Fillimisht si gazetar sporti në radio, e më vonë aktor i Hollywoodit, karrierë kjo të cilën e filloi në vitin 1939, Reagani është rasti më i suksesshëm kur një artist bëhet politikan.
Fillimisht ai ishte anëtar i Partisë Demokratike deri në vitin 1962 kur iu bashkua Partisë Republikane, si anëtarë i së cilës u zgjodh guvernator i Kalifornisë në vitin 1964.
Ai fitoi nominimin dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1980, duke e mundur presidentin në detyrë Jimmy Carter.
2. Arnold Schwarzenegger
Arnoldi është aktor, regjisor dhe producent. Në moshën 20 vjeçare ishte bërë kampion bote në bodibilding, sport ky me të cilin kishte filluar të merrej qysh kur ishte 15 vjeç.
Si përfaqësues i partisë Republikane, në vitin 2007 Arnoldi zgjedhet guvernator i Kalifornisë, i 38-ti me radhë.
3. Fred Thompson
Para se të merrej me politikë, Fred ishte aktor, lobist dhe kolumnist. Pas përfundimit të shkollës në vitin 1967, ai punoi si avokat asistent dhe menaxher i fushatës së senatorit Howard Baker.
Fredi ishte edhe kryetar i Bordit Këshilldhënës për Siguri Ndërkombëtare. Më vonë u nominua për senator të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tennessee.
4. Clint Eastwood
Eastwood është aktor, regjisor dhe producent, i cili u popullarizua me rolet e tij të luajtuar në filma gjatë viteve 1960-ta.
Përveç aktrimit, Clinti u dallua edhe me punën e tij si regjisor për çka është shpërblyer edhe me Academy Award.
Më vonë ai ka hyrë në politikë duke iu bashkuar radhëve të republikanëve.
Në vitin 1986, Clinti u zgjodh kryebashkiak i Carmel-by-the-Sea, të Kalifornisë, post ky në të cilin shërbeu për dy vjet rresht.
5. Ben Stein
Stein është shkrimtar, avokat dhe aktor. Ai u bë i njohur falë fjalimeve që shkruante për presidentin amerikan Richard Nixon dhe komentet mbi çështjet ekonomike, politike, dhe shoqërore.
Në vitin 2008, Stein mori Çmimin për Liri të Shprehjes.
6. Shirley Temple Black
Shirley ishte aktore filmi, këngëtare dhe balerinë. Karrierën e saj prej artisteje e kishte filluar qysh në fëmijëri, ndërsa me politikë filloj të merrej qysh në rininë e saj.
Shirley ishte ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Ganë dhe në Çekosllovaki, si dhe shefe e protokollit të Shteteve të Bashkuara.
7. Sonny Bono
Bono ishte këngëtar, kompozitor dhe producent. Popullariteti i tij arriti kulmin pas martesës me këngëtaren Cher, kur patën filluar karrierën e tyre të të kënduarit në duet.
Bono gjithashtu ka luajtur edhe në disa filma, ndërsa me politikë filloi të merret më vonë, kur u bë kryebashkiak i Palm Springs në Kaliforni dhe kongresmen.
8. Al Franken
Ai është aktor, shkrimtar, producent dhe komedian, i cili jo moti i është bashkuar Senatit, ku aktualisht është duke shërbyer si senator i ri i Shtetetve të Bashkuara nga Minesota. /NGJYRA.COM/