Jo çdoherë është mirë të jesh shumë kërkues. Disa të famshëm janë krejtësisht jashtë realitetit kur është fjala për shumën e parave që kërkojnë për angazhimin e tyre, andaj jo rrallë ata edhe mbesin jashtë realitetit, gjë që potencialisht nuk është mirë për reputacionin e tyre.
7. Bruce Willis
Silvester Stallone ka refuzuar t’ia paguante Willisit 1 milion dollarë në ditë për katër ditë xhirime për filmin “The Expendables 3”. Brenda 72 orëve, në vend të Willisit është angazhuar Harrison Ford për një shumë prej 3 milionë dollarësh në total.
6. Katherine Heigl
Katherine Heigl kishte mbetur jashtë komedisë romantike “Valentine’s Day”, meqë për angazhimin e saj ajo kishte kërkuar 3 milionë dollarë, shumë kjo shumë më e madhe se sa ajo e kërkuar nga shumë më të famshmit e tjerë të angazhuar në këtë film si: Julia Roberts, Jennifer Garner, Anne Hathaway, Ashton Kutcher dhe Bradley Cooper.
5. Tom Cruise
Duke e konsideruar veten një top yll, në vitin 2008 Tom Cruise kishte kërkuar 20 milionë dollarë për ta luajtur rolin kryesor në filimin “Edwin A. Salt”, shumë kjo të cilën nuk kishte qenë e gatshme t’ia ofronte studioja filmike që e realizonte këtë film.
4. Will Smith
Në vitin 2011, Smith ishte hequr nga vazhdimet e “Independence Day”, meqë për paraqitjen e tij në dy filma ai kishte kërkuar 50 milionë dollarë dhe që gruaja e fëmijët e tij po ashtu të shfaqen në ta.
3. Johnny Depp
Në vitin 2013, Johnny Depp thuhet se ishtë larguar nga filmi “Black Mass”, meqë i ishte shkurtuar paga nga 20 milionë në 10 milionë dollarë, për shkak të tejkalimit të buxhetit të paraparë për këtë film.
2. Halle Berry
Pasi e fitoi çmimin për aktoren më të mirë me rolin e saj në “Monster’s Ball”, Berry u bë shumë e kërkuar dhe thuhet se ajo tani kërkon 10 milionë dollarë për film.
1. Jennifer Lopez
Për paraqitjen e saj për një sezon njëvjeçar në American Idol, Lopez ishte paguar 15 milionë dollarë, për sezonën e dytë ishte paguar 5 milionë më shumë dhe disa bonuse, ndërsa kur për sezonin e tretë kishte këkuar edhe 2 milionë më shumë, atëherë Fox i kishte thënë se më nuk kanë nevojë për shërbimet e saj. /NGJYRA.COM/