Të famshmit që kanë kryer vrasje

Nëse keni menduar se personat e famshëm, që i shohim shpesh në TV, janë të përkryer dhe nuk kanë bërë shkelje ligji, gaboheni rëndë. Kjo për faktin se ekziston një listë e gjatë e tyre që kanë kryer krime të rënda, madje edhe vrasje të njerëzve.

Shumë prej tyre janë përfshirë në aksidente automobilistike që kanë rezultuar me vdekje, ndërsa ka edhe të tjerë që kanë kryer vrasje me gjakftohtësi.

Ka edhe të atillë që për vrasjet e tyre konsiderohen heronj – pasi kanë shërbyer në ushtri.

Disa prej këtyre të famshmëve, që do t’i shihni në vijim, madje edhe kanë vuajtur dënimet për veprat e tyre, e ka të tjerë që kanë kaluar pa “ndonjë therë në këmbë”.

Të shohim se për këtë bëhet fjalë:

1laura

Laura Bush, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, George Bush, derisa ka qenë në kolegj, ka shtypur me makinë për vdekje një mikun e saj.

2ted

Senatori Ted Kennedy, në vitin 1969, kishte humbur kontrollin ndaj makinës dhe kishte rënë në ujë nga një urë në Chappaquiddick. Megjithëse ai kishte shpëtuar, të njëjtin fat nuk e kishte pasagjeri i tij, Mary Jo Kopechne. Ai ishte shpallur fajtor për këtë rast.

3don

Promotori i boksit, amerikani Don King, ka vrarë dy persona në dy incidente të ndara. Të parin e kishte vrarë në vetëmbrojtje, ndërsa për rastin e dytë, ai u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë, për therjen me thikë të një punëtori që i kishte borxh 600 dollarë.

4Matthew

Më 1987, aktori Matthew Broderick dhe e dashura e tij e atëhershme, Jennifer Grey, ishin me pushime në Irlandë. Broderick gabimisht kishte vozitur në një rrugë njëkahore në drejtim të një makine që po i vinte në drejtim të tijin. Shoferi dhe pasagjeri në makinën tjetër vdiqën.

5james

Aktori legjendar, James Stewart, ka qenë pilot në Ushtrinë Amerikane gjatë Luftës së II-të Botërore. Gjatë kësaj kohe, Stewart mori pjesë në disa fushata bombarduese që rezultuan me vdekjen e ushtarëve armiq por edhe të civilëve. Ai ishte nderuar për shërbimin e tij disa herë.

6snoop

Reperi Snoop Dogg dhe truproja e tij janë akuzuar për vrasjen e një rivali. Snoop Dogg u mbrojt nga Johnny Cochran dhe u shpall i pafajshëm pas disa betejave gjyqësore.

Reeva Steenkamp and Oscar Pistorius

Fituesi i katërfishtë i medaljes të artë në vrapim në Paraolimpiadë, Oscar Pistorius, që ka dy këmbët e amputuara, para pak kohësh është shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij më 2013, Reeva Steenkamp.

8jayson

Lojtari i NBA, Jayson Williams, aksidentalisht kishte qëlluar për vdekje shoferin e tij derisa po luanin me një armë. Williams pranoi fajësinë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply