Të famshmit që i kanë ndryshuar emrat për hir të famës

Shumë të famshëm heqin dorë nga emrat e tyre dhe marrin marrin emra më në modë për hir të karrierës. Ka shumë arsye pse të famshmit i ndryshojnë emrat e tyre dhe mund të jetë interesante të dini se çfarë emrash këta njerëz të famshëm kanë në të vërtetë. Ju sjellim në vazhdim listën e 10 të famshmëve të cilët i kanë ndryshuar emrat e tyre për hir të famës.

1. Demi Moore

demi-moore111

Emri i saj i  lindjes është Demetria Gene Guynes, ndërsa emrin Moore e përzgjodhi pasi ajo u martua për herë të parë në vitin 1984.

Këtë emër ajo e mbajti edhe pasi u shkurorëzua. Rastësisht, edhe vajza e saj Tallulah po ashtu e ndryshoi emrin.

Në emisionin e David Letterman, The Late Show, në vitin 2007, Bruce Willis, ish-burri i saj, njoftoi për planet e vajzës së tij për të ndryshuar emrin e saj nga Tallulah në Lula.

2. Katy Perry

Katy-Perry-222

Emrin e saj të lindjes, Kathryn Hudson e kishte përdorur në albumin e saj të parë të publikuar, që   ishte një ungjill i krishterë.

Në kohën kur Kathryn Hudson ishte bërë tashmë një emër i famshëm në Hollivud, ajo kishte ndjenjën se një ditë emri i saj mund të shkurtohej në Kate Hudson, kështu që pa humbur kohë ajo zgjodhi emrin e  vajzërisë së nënës së saj, Perry.

3. Natalie Portman

Natalie Portman333

Kur Natalie ishte lindur në Jerusalem, babai i saj izraelit dhe nëna amerikane, e kishin emëruar Natalie Herschlag.

Mirëpo, kur ajo luajti rolin e  saj të parë (në filmin Leon: Profesori), ajo brengosej se mos ndoshta fama e saj do t’ia vështirësonte jetën private familjes së saj, andaj kishte vendosur që të marrë mbiemrin Portman, sipas mbiemrit të  vajzërisë së gjyshes së saj nga babai.

4. Whoopi Goldberg

Whoopi Goldberg4444

Emri i lindjes së fitueses së OSCAR-it, komedianes Whoopi Goldberg është Caryn Elaine Johnson. Derisa ishte duke punuar në teatrot në San Diego, ajo kishte problem turpërues me lirimin e  gazrave, për çka shpesh edhe miqtë e saj e thërrisnin “potera”.

Në vend se të turëprohej me këtë, ajo kishte vendosur që të përballet me problemin e saj dhe ta marrë edhe emrin ashtu siç edhe e thërrsinin, pra “potera”.

Ndërsa mbiemrin Goldberg kishte vendosur ta marrë duke menduar se me një mbiemër të tillë hebraik, më shpejtë do të bëjë emër në Hollivud.

5. Jodie Foster

Jodie Foster5555

Emri i vërtetë i aktores së “Hështjes së Qengjave” është Alicia Christian Foster. Partneri i nënës së saj ishte një grua e quajtur, Jozefina Dominguez.

Disi, pjesët e para të emrit të saj, Jo dhe D, janë ngjitur  si një emër për Alicia.

Të paktën, ky është versioni i treguar në “Fëmija Foster: Biografia e Jodie Fosterit”, një libër ky  me tregime  nga vëllai i saj.

6. Meg Ryan

Meg Ryan6666

Aktorja e cila gjatë gjithë karierës së saj ka luajtur rolin e gruas së dashur, të bukur, plot jetë, shpresë, optimizëm, besim dhe të cënueshme, është lindur emrin Margaret Mary Emily Anne Hyra.

Emrin e saj të skenës, Ryan e ka marrë nga gjyshja e saj prej nënës. Emri Meg ishte një përzierje e emrit dhe nofkës së saj në shtëpi, që ishte Peggy.

Ajo kishte vendosur që ta marrë nga emri Margaret, shkronjën M dhe ta kombinojë më nofkën, Peggy.

7. Freddie Mercury

Freddie Mercury7777

Kompozitori dhe këngëtari i “We Will Rock You” nuk është i sojit anglez. Ai ishte nga India dhe me prejardhje persiane.

Emri i tij i vërtetë ishte Farouk Bulsara, sipas qytetit të tij Bulsar, në shtetin indian të Gujaratit.

Freddie ishte rritur në Mumbai, ndërsa për muzikës kishte treguar interesim qysh në fëmijëri, kur edhe e kishte marrë emrin Freddie, thjesht sepse ky emër tingëllonte disi më mirë për një yll të rokut, çka edhe u bë realitet më vonë.

Ndërsa, mbiemrin e kishte ndërruar në vitin 1970, pasi e kishte  formuar grupin muzikor “Queen”.

8. Cary Grant

Cary Grant8888

Cary Grant është një emër shumë i përshtatshëm për një super yll të Hollivudit.

Emri i tij i vërtetë Archibald Alexander Leach, duket se aktorit nuk i ishte dukur shumë atraktiv, shumë në modë dhe bombastik (përndryshe Archibald Leach është rastësisht një  karakter i filmit  “Peshku i quajtur Wanda”, i regjisorit John Cleese).

9. Elton John

elton-john-9999

Interpretuesi i këngës Sacrifice (Sakrifica) është lindur si Reginald Kenneth Dwight. Për qëllime publicitare, ai kishte zgjedhur ta ndryshoj emrin e tij në diçka më të shkurtër.

Emri, Elton John kishte rezultuar nga bashkimi i emrave Elton Dean dhe Long John Baldry – dy saksofonistët më të preferuar të tij.

10. Jamie Foxx

High Quality Wallpaper

Emri Foxx tingëllon si emër i sajuar i skenës. I lindur si Eric Marlon Bishop, komediani në një moment kishte zgjedhur emrin e gjinisë asnjëjëse, Jamie, sepse ai besonte se emrat që tingëllojnë më femëror përzgjedhen më shpesh për standup komedi nëpër koncerte.

Emrin Foxx e kishte përzgjedhur në kujtim  të komedianit Redd Foxx, i cili ishte më i preferuari i tij.

Megjithëse askush nuk mund të thotë nëse me të vërtetë ndryshimi i emrit e ndihmon karrierën, një emër “cool” me siguri nuk e dëmton atë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply