Kemi lexuar shumë gjëra për të famshmit, por ka dhe gjëra të reja të cilat i mësojmë çdo ditë. Në vijim ju sjellim dashurinë e shtatë yjeve ndaj kafshëve shtëpiake, respektivisht ju prezantojmë manarët e tyre ekzotikë…
Gomarët e Reese Witherspoon-it
Aktorja Reese Witherspoon vjen nga jugu i SHBA-ve dhe ajo është krenare me këtë fakt. Ajo është rritur në Nashville, ka luajtur rolin e bashkëshortës së yllit të muzikës country Johnny Cash, June Carter në filmin “Walk the Line”, ndërsa e ka pagëzuar fëmijën e saj të tretë me emrin Tennessee. Andaj, nuk është befasi nëse ju tregojmë se ajo ka dy manarë gomarë, të quajtur Honky dhe Tonky.
Breshka e Leonardo Dicaprio-s
Aktori i famshëm, Leonardo Dicaprio, jeton një jetë dinamike në qytet, mirëpo në shtëpi ai dëshiron të relaksohet – andaj manari i tij i preferuar është një breshkë afrikane. Ky lloj i breshkës mund të jetojë deri në 80 vjet dhe mund të peshojë 90 kg. Kjo breshkë sigurisht nuk është dashamirëse e filmit të popullarizuar të Dicaprios, “Catch Me If You Can” (Kapëm po munde).
Derrgucat e vegjël të Rupert Grint-it
Aktori i njohur nga filmi “Harry Potter”, Rupert Grint ka dëshirë të shpenzojë shumë. Ai njihet për rolin e tij si shoku më i ngushtë i magjistarit të vogël Potter, Ron Weasley, në tetë vazhdime të këtij filmi. Rupert ka shpenzuar goxha shumë para që kishte fituar në kinematografi, ndërsa një shumë prej tyre edhe për dy mikro-derrguca, Oscar dhe Stanley! Ky lloj i derrgucave lindin me peshë prej 450 gramësh, ndërsa të rritur peshojnë më pak se 2 kg.
Lemuri i Kristie Alley-t
Shtaza me sytë e zgurdulluar, lemuri, e ka ndjekur Kirstie Alley gjatë gjithë karrierës së saj kinematografike. Për 30 vjet me radhë ajo ka shpenzuar rreth 40.000 dollarë për këtë lloj të manarëve – të cilët gjenden edhe në testamentin e saj. Për shumëkë kjo mund të duket një loj dashurie absurde – megjithatë, ajo është prezente dhe e dëshmuar.
Vallaru i Vanilla Ice
Vanilla Ice dhe shtaza e tij ekzotike vallaroo kanë shumë gjëra të përbashkëta. Që të dy pëlqejnë të sillen verdallë dhe që të dy janë vegjetarianë. Vallaru (Wallaroo) është një kryqëzim, në fakt pjellë e vallabyt dhe kengurit – ndërsa të vegjëlit e tyre në gjuhën angleze quhen “Bucky Buckaroo”.
Pula e Tori Spellingut
Tori Spelling mund të mos i ketë raportet e mira me bashkëshortin e saj Dean McDermott, megjithatë, kjo nuk do të thotë se ajo fle vetëm. Ajo ndan shtratin e saj me pulen e quajtur Coco Chanel. Pula Coco trajtohet si të ishte e familjes mbretërore – ka garderobë personale, shtrat të butë, ndërsa është pjesë e çdo ahengu familjar. Lum si kjo pulë!
Qeni ujk i Kristen Stewart-it
Në filmin Twilight, aktorja Kristen Stewart është ballafaquar me njeriun ujk, por në jetën e përditshme ajo ballafaqohet me një qenie tjetër hibride – qenin ujk. E ëma e Stewartit është marrë me rritjen e këtyre shtazëve hibride, dashuri kjo të cilën e trashëgoi edhe e bija e saj. Me katër qen të tillë që i sillen rreth këmbëve, duket se netët me hënë të plotë janë të egra në shtëpinë e Stewartit. /NGJYRA.COM/