I njihni si brune, zeshkane, flokëkuqe… por, që të gjitha këto bukuroshe të famshme janë bionde natyrale… A i njihni këto fytyra të famshme?
Sofia Vergara
Bukuroshja kolumbiane është e njohur për flokët e saj të hijshme ngjyrë kafe po aq sa edhe për vijat e saj të hatashme të trupit. Por, përderisa vijat e saj të trupit janë të gjitha natyrale, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për ngjyrën e flokëve të saj. Në përpjekje për t’ia dalë mbanë në Hollywood, bukuroshja e “Familjes Moderne” ishte dashur që të dukej më shumë latine, kështu ajo kishte ngjyrosur flokët e saj.
Emma Stone
Në përgatitje për pjesëmarrje në audicionin e “Superbad”, për t’u dukur me provokative Emma Stone, e cila është një bionde natyrale, kishte ngjyrosur flokët me ngjyrë kafe. Por, gjatë audicionit regjisori Judd Apatow i kishte thënë asaj se më mirë është t’i ngjyrosë ato më ngjyrë të kuqe.
Olivia Wilde
Bukuroshja atraktive e “The House” dhe e fejuara e shakaxhiut Jason Sudeikis është një bionde natyrale, por ajo dëshiron që njerëzit ta marrin atë më seriozisht si një brune.
Margot Robbie
Bukuroshja e “The Wolf of Wall Street”, ka deklaruar se i pëlqen të jetë brune dhe bionde. Por kur për shkak të rolit të saj të kohëve të fundit i ishte dashur të bëhët sërish bionde ajo ka shpjeguar se, gjatë kohës kur ishte në shkollë të mesme gjithmonë i kishte gjyrosur flokët me ngjyra të errëta dhe se ajo ishte pezmatuar sa herë që i është dashur të bëhej bionde.
Amy Adams
Biondja natyrale, Amy Adams thotë se me personalitetin e saj më shumë përshtaten flokët me ngjyrë të kuqe, që janë njëherësh edhe shenja dalluese e saj. Për më tepër Amy kishte filluar të fitonte role pikërisht në kohën kur kishte filluar t’i ngjyroste flokët me të kuqe.
Dianna Agron
Përveç që është e njohur për portretizimin e nxitëses tëpër të matur të tifozëve, Quinn Fabray në hit serialin “Glee”, është e njohur edhe për ndryshimin e shpeshtë të ngjyrës së flokëve të saj të mrekullueshme. Për rolin e saj në serialin “Glee”, ajo i kishte ngjyrosur flokët me ngjyrë rozë.
Jennifer Lawrence
Shumica e kritikave që i ishin drejtuar biondes Lawrece – dy herë fituese e çmimit Oscar – pas paraqitjes së saj të parë në “The Hunger Games”, kishin të bënin pikërisht me dukjen e flokëve të saj.
Katy Perry
Biondja natyrale nga Kalifornia, Perry e ka ndërruar ngjyrën e flokëve të saj aq hera sa ka këngë hite në toplista. Për t’i shtuar pak dramaticitet dukjes së saj, Perry ka kohë që i ngjyrosë flokët me nuanca të ngjyrave të errëta.
Leighton Meester
Ylli i dramës televizive “Gossip Girl” është detyruar të ndryshonte ngjyrën e flokëve të saj dhe të bëhet brune, meqë Blake Lively e cila tashmë ishte duke luajtur në këtë dramë ishte bionde.
Kristen Stewart
E njohur për dukjen e saj magjepsëse dhe flokët me nuanca të errëta, ylli i “Twilight” është një bionde natyrale. Por, për paraqitjen e saj në dramën e 1950-ve, “On the Road”, Kristenës i është dashur që të përshëndetet me nuancat e ngjyrave të errëta të flokëve të saj. /NGJYRA.COM/