Jo të gjithë të famshmit kanë fshehur detajet nga jeta e tyre intime. Në vijim ju sjellim rrëfimin për tri femra të famshme – të cilat (apo dhe familjarët e tyre) kanë zbuluar një pjesë të jetës së tyre derisa ishin në moshën adoleshente.
Angelina Jolie
Atorja e famshme, Angelina Jolie, ka pasur marrëdhënien e parë seksuale në moshën 14-vjeçare. Kjo kishte ndodhur me të dashurin e saj të atëhershëm, me të cilin ishte në shkollën e mesme. Jolie ka rrëfyer se ajo nuk kishte pasur emocione në lidhjen e saj, andaj, në këtë mënyrë dëshironte të “forconte” lidhjen.
Britney Spears
E ëma e ish-princeshës së muzikës pop ka bërë të ditur se Britney kishte pasur marrëdhënien e parë seksuale me të dashurin e saj, në moshën 14-vjeçare. Ajo në atë kohë ishte në lidhje me një futbollist, nëpërmjet të cilit dëshironte të bëhej e famshme. Po ashtu e ëma e saj ka thënë se Britney kishte filluar të pinte alkool që në moshën 13-vjeçare.
Paris Hilton
Starleta pasanike, Paris Hilton e ka humbur virgjërinë në moshën 15-vjeçare me vëllain më të ri të aktores Torry Spelling, Randy. Ai në atë kohë ishte 17-vjeçar, ndërsa kjo ngjarje kishte ndodhur në njërin prej hoteleve të familjes Hilton. /NGJYRA.COM/