Ndonëse janë të njohur, të moshës madhore, dhe kanë miliona dollarë në llogaritë e tyre bankare, shumë të famshëm nuk dëshirojnë të pavarësohen dhe të largohen nga gjiri i ngrohtë familjar.
Në vazhdim ju sjellim disa nga të famshmit që ende jetojnë me prindërit e tyre.
Jennifer Lawrence
Edhe pse ka miliona dollarë pasuri, fituesja e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence (25) ende jeton në të njëjtin apartament me prindërit e saj. Madje, gjatë një interviste, ajo ka deklaruar se nuk sheh arsye që të pavarësohet…
Bradley Cooper
Zemër-pushtuesi Bradley Cooper (40) edhe më tutje jeton me nënën e tij. Madje, duket se kjo gjë nuk i pengon as të dashurës së tij, Irina Shayk (29), pasi që, sipas nevojës, ata mund ta përdorin apartamentin e saj në New York.
Kristen Stewart
Pas ndarjes nga Robert Pattinson (29) ylli i filmit “Twilight” është kthyer për të jetuar të nëna e saj. Askush nuk mund t’i shërojë plagët e dashurisë siç mund ta bëjë këtë gjë e ëma, ndërsa Kristen (25) është kthyer sërish në shtëpinë e saj.
Demi Lovato
Këngëtarja ka arsye të forta që jeton me prindërit e saj. Demi (23) është e diagnostifikuar me çrregullim bipolar, ndërsa prindërit janë çdoherë aty për t’i ndihmuar. Lovato ka pasur probleme me ushqim, ndërsa në adoleshencë është vetëlënduar disa herë.
Rafael Nadal
Përkundër pasurisë prej miliona dollarëve të cilën e ka fituar, Rafael (29) edhe më tutje jeton me prindërit e tij në Spanjë. Në fakt prindërit e tij jetojnë bashkë me Rafaelin në vilën e bukur që ky e posedon në Majorca.
Taylor Lautner
Edhe një yll i filmit “Twilight” më i sigurt ndjehet në gjirin e ngrohtë familjar – në shtëpinë familjare. Taylor (23) jeton me prindërit e tij në Los Angeles, ndërsa merr pjesë në punët e shtëpisë, ku është i ngarkuar me hedhjen e mbeturinave. /NGJYRA.COM/