Për të krijuar piktura të bukura duhet pasur pajisje të duhura. Kështu së paku mendojnë shumica e njerëzve… por dhe shumica e artistëve. Megjithatë, jo dhe Judith Braun.
Kjo artiste përdorë qymur drurin si material, ndërsa gishtat e saj si mjet – për të realizuar piktura të mahnitshme.
Pikturat e saj janë komplekse, abstrakte, por dhe peizazhe idilike dhe përplot jetë.
Secili punim i saj kërkon dy deri në pesë ditë për të për të marrë formën finale, por dhe muaj të tërë për t’u ideuar dhe konceptuar.
Se çfarë krijojnë gishtat e kësaj artisteje mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/