Peisazhi i Dragoit të Verdhë (Huanglong) që shtrihet në pjesën jugore të vargmaleve Minshan, është i njohur me florën dhe faunën e pasur, malet e bukura dhe rrjedhën e lumit Fujiang, por ajo që bie në sy më së shumti janë tarracat shumëngjyrëshe Huanglonggoua.
Gjatë mijëvjeçarëve të ndryshimeve gjeologjike, depozitat e mineraleve dhe burimet e shumta kanë krijuar një varg të tarracave natyrore, ujëvarave dhe pishinave – të cilat në mesin e majave të maleve të mbuluara me borë duken si një dragua i madh.
Pyjet e paprekura që rrethojnë tarracat janë ende shtëpi e shumë specieve të rrezikuara të kafshëve si: pandës së madhe, majmunit hundështypur të artë, leopardit e pandës xhuxhe.
Megjithëse shumë peisazhe në Kinë janë të kërcënuara nga industrializimi, Huanglong dhe banorët e tij, tani për tani nuk e kanë këtë problem, sepse janë nën mbrojtjen e rreptë të shtetit dhe UNESCO-s. /NGJYRA.COM/