Banaue është një komunë në provincën Ifugao në Filipine, e njohur për tarracat e saj të jashtëzakonshme të orizit, të cilat shpesh quhen “çudia e tetë e botës”.
Këto tarraca janë ndërtuar para më shumë se 2000 vjetëve, ndërsa vendasit edhe sot e kësaj dite e kultivojnë orizin në to, në mënyrën tradicionale, Ifugao.
Tarracat e orizit në Banaue janë të njohura edhe si shkallët që shpien për në qiell. Ato janë ndërtuar në shpatijet kodrinore, pjerrësia e të cilave arrinë deri në 70% dhe asnjë prej tyre nuk është më e gjerë së 2 metra.
Tarracat e orizit në Banaue mbulojnë 10.360 kilometra katrorë të shpatijeve kodrinore.
Këto terraca, që shtrihen “aq sa syri mund të shoh”, janë të gdhendura në kodrat e pyllëzuara dhe malet në një lartësi mbidetare prej 1500 metrash.
Ujitja e tyre bëhet njëlloj si në kohën kur ato janë bërë: uji i shiut i mbledhur në rezervuarët në majë të kodrës përmes kanaleve shpërndahet nëpër terraca.
Në këtë rajon njerëzit nuk e përdorin energjinë elektrike dhe nuk kanë rrugë, por vetëm rrugica me pluhur, sepse atakanë vendosur që ta mbajë lidhjen hyjnore me Tokën, ashtu siç kishin bërë edhe paraardhësit e tyre2.000 vjetë më parë. /NGJYRA.COM/