Tam Coc, panorama spektakolare e Vietnamit

Tam Coc është një zonë 90 km larg nga qyteti Ninh Binh, ndërsa konsiderohet si një prej viseve më spektakolare në Vietnam. Në gjuhën lokale Tam Coc do të thotë “tri shpella”, të cilat janë Hang Ca (e para), Hang Giua (e dyta) dhe Hang Cuoi (e treta dhe më e vogla).

Një vizitë në Tam Coc nënkupton tre orë lundrim me varkë nëpër ujin gjarpërues të lumit Ngo, përmes fushave me oriz, dhe shkëmbinjëve në formë skulpturash natyrale.

tam-coc-14

Padyshim, fushat e orizit janë panorama më e mahnitshme që një turist mund të shoh në Tam Coc dhe jo vetëm, që dominohen nga ngjyra e gjelbër dhe e verdhë, e të cilat shtrihen buzë shkëmbinjve.

Ky rrugëtim nënkupton lundrimin edhe përmes tri shpellave, ndërsa varkat zakonisht drejtohen nga një apo dy gra lokale, të cilat në varkë mbajnë dhe suvenire/punime dore të cilat ua shesin turistëve. /NGJYRA.COM/

tam-coc-16 tam-coc-15 tam-coc-13 tam-coc-12 tam-coc-4 tam-coc-5 tam-coc-6 tam-coc-7 tam-coc-8 tam-coc-9 tam-coc-10 tam-coc-3 tam-coc-11 tam-coc-1 tam-coc-2

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply