E ndërtuar para disa shekujsh, në maje të një mali 300 metra të lartë, në Hyogo, kështjella Takeda është një rej atraksioneve më të njohura turistike në Japoni, që çdo ditë vizitohet nga qindra e mijëra turistë.
Kështjella Takeda u bë e njohur vetëm në vitin 2012, kur u shfaq në filmin japonez “Anata e”, ndërsa preferohet të vizitohet gjatë vjeshtës, kur rrethohet nga mjegulla e dendur dhe duket sikur qëndron mbi re.
Besohet se kjo kështjellë është ndërtuar nga udhëheqësi i samurajëve, Yamana, në vitin 1443.Të dhënat historike tregojnë se pronarët e kësaj kështjelle ishin ndërruar disa herë, derisa në vitin 1600 ajo nuk u bë pronë e Hirohidi Akamatsu.
Hirohide ishte një luftëtar i pashoq, që luftonte për sundimtarin Tokugawa, ndërsa kështjellën e mori për shkak të trimërisë së treguar në luftëra.
Fatkeqësisht, brenda një viti Hirohide bëri seppuku, ritin vetëvrasës të samurajëve, dhe pasi që ishte pronar i vetëm e kështjellës, prej atëherë ajo mbeti e braktisur.
Struktura e vjetër e kështjellës Takeda gradualisht ka filluar të shkatërrohet, kështu që autoritetet lokale – të gjitha paratë që paguhen nga turistët për të vizituar këtë mrekulli arkitektonike – i kanë vënë në shërbim të restaurimit të saj. /NGJYRA.COM/