Një seri sulmesh në disa pjesë të Parisit, lanë pas vetes të paktën 128 të vrarë dhe dhjetra persona të plagosur, në atë që duket të jetë ngjarja më e dhunshme në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse. Autoritetet e sigurisë besojnë se sulme të reja terroriste janë planifikuar në Francë, në shtete të tjera të Evropës dhe SHBA.