Studimi shokues: 68% i gjenë partneret përmes familjes dhe miqve

Janë anketuar rreth 3500 njerëz të moshave prej 18 deri në 59. Konsiderohet si një nga studimet më komplete dhe më të besueshme të realizuara në Shtetet e Bashkuara në lidhje me sjelljen romantike dhe seksuale.

Më befasuese në këtë studim  janë rezultatet se si çiftet e kanë njohur njëri tjetrin.

68% e personave në lidhje (nga çiftet me lidhje të shkurta deri te ata të martuara) partnerët e tyre i kanë takuar si rezultat se dikush nga rrethi i tyre i ka prezantuar me ta.

Edhe pse Hollywood-i e ka romantizuar idenë e takimeve me të panjohur dhe lidhjen me ta, shumica e njerëzve në këtë studim, partnerin e tyre e kanë njohur përmes rrethit të miqve dhe familjes.

Vetëm 32% e të anketuarve kanë krijuar lidhje duke u vet-prezantuar.

Por është evidente se shumica e lidhjeve romantike ndodh përshkak të prezantimit të tyre nga rrethi tyre social.

Kush është në rrethin tuaj social?

Rrethi juaj social nuk është i rëndësishëm vetëm për zhvillimit tuaj personal dhe mental, por gjithashtu është përcaktues i jetës sonë romantike. Aty përfshihen prindët,familjarët tjerë, miqtë apo kolegët tuaj të punës.


Tash mbetet të analizojmë ndikimin e aplikacioneve të takimeve.

Artikuj që mund t\'iu interesojnë