Shpella Sond Dong në Vietnam është shpella më e madhe në botë. Gjatësia e saj është 8,8 kilometra ndërsa brenda saj gjenden xhungla dhe disa lumenj. Ajo është zbuluar nga një vietnamez në vitin 1991, ndërsa është hulumtuar nga speleologët britanikë në vitin 2009.
Që nga ajo kohë, ajo është shpallur shpella më e madhe në botë (edhe pse shpella më e gjatë është Shpella e Mamutit në Parkun Nacional, ndërkaq më e thella, Krubera në Gjeorgji).
Për të vizituar këtë shpellë, vizitorët duhet të lëshohen me ndihmën e litarëve 80 metra në brendi të tokës, në mënyrë që të mund të hulumtojnë gjithë atë që fsheh Son Dongu.
Kjo shpellë, që u zbulua shumë vonë, gjendet në afërsi të kufirit vietnamez me Laosin.
Kubeja e shpellës është shkatërruar para disa qindra vjetësh duke krijuar kështu mundësinë që brenda saj të rritet xhungla e bujshme – një pjesë të së cilës shkencëtarët e quajnë Kopshti i Adamit, e që tani popullohet nga majmunët dhe lakuriqët e mëdhenj.
Pjesët e tokës brenda shpellës janë të mbuluara me fusha të mahnitshme të algave. Gjithashtu, aty mund të gjenden inxhi të rralla të shpellave – shtresa kristali në formë kokrrash të rërës.
Për më shumë, shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/