Skulptori Giuseppe Rumerio jo rastësisht ka marrë titullin “Mjeshtër i artit”. Me 30 vjet përvojë pune, ai ka krijuar skulptura të mahnitshme nga druri dhe bronzi, të cilat duken shumë realiste.
Rumerio ka një pasion të madh – t’i vështrojë kafshët në natyrë, ndërsa ky pasion ka ndikuar që ai të krijojë skulptura të shumta të kafshëve në stilin natyral.
Rumerio ka një studio të tij të punës në Ortisei, në Val Gardena të Italisë, ku mjeshtëria e marangozëve është një traditë e vjetër.
Ai ka krijuar edhe një mori skulpturash të njerëzve të dijës dhe të religjionit, në mesin e të cilëve edhe ato të nobelistes me prejardhje shqiptare, Nëna Terezë.
Në vijim ju sjellim disa vepra të përzgjedhura të Rumerios. /NGJYRA.COM/