Kënaqësi e papërshkrueshme, argëtim pafund, art inovativ, të gjitha këto gjëra i përshkojnë festivalet e ndryshme të skulpturave prej rërës që çdo vit mbahen anëmbanë botës.
Në këto festivale janë krijuar dhe po krijohen vepra të mahnitshme artistike – ndërsa janë themeluar dhe çmime të posaçme për artistët më të mirë të kësaj fushe të artit.
Në këto skulptura krahas krijimeve moderne abstrakte, dominojnë objektet me vlerë arkitektonike, makinat, pastaj personazhet nga bota e kinematografisë dhe muzikës, si dhe bota shtazore.
Ne kemi përzgjedhur për ju një foto-galeri të skulpturave më të mahnitshme prej rëre që janë krijuar dhe shpërblyer ndër vite – e për të cilat janë shpenzuar orë të tëra të punës dhe sasi qindra tonëshe të rërës. /NGJYRA.COM/