Robin Wight, një artist nga Anglia, shfrytëzon telat e çelikut rezistent ndaj ndryshkut, për të krijuar skulptura të mahnitshme të zanave që vallëzojnë në erë.
Që të gjitha skulpturat e tij dominohen nga zanat me krahë, që vallëzojnë në erë, apo mbajnë në në duar luleradhiqe– ndërsa brenda secilës zanë ndodhet një zemër prej guri me një porosi unikate të gravuar mbi të.
Wight kishte filluar të realizonte këto skulptura unikate para disa vjetësh, ndërsa ishte inspiruar nga një fotografi të cilën e kishte bërë në pyll – dhe, kështu, pas një kohe të shkurtër, hobi i tij kishte kaluar në profesion.
Disa nga punimet e zgjedhura të tij mund t’i shihni në foto-galerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/