Ron Mueck, artist nga Australia i cili jeton në Londër, ka krijuar një mori skulpturash të pabesueshme hiper-realiste.
Ky artist ndryshon madhësinë e personazheve në raport me ambientin që i rrethon, duke krijuar skulptura gjigante që mund të pushtojnë një dhomë të tërë, apo dhe të tilla, në miniaturë.
Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për gjigantët apo për xhuxhët, Ron i perfeksionon skulpturat e tij deri në detajin më të vogël – çdo rrudhë, çdo vrragë dhe çdo qime floku.
Për t’i parë disa nga punimet e tij të përzgjedhura, shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/