Patrick Dougherty, artisti nga Karolina Veriore e SHBA-ve, ka fituar reputacionin ndërkombëtar me kreacionet e tij – skulturat masive nga thuprat e pemëve në formë të foleve gjigante, që arrijnë lartësinë deri në 15 metra.
Për shkak të materialit natyror që përdor ky artist, skulpturat e tij janë të përkohshme dhe fillojnë të prishen në ambient të hapur qysh pas 1 ose 2 vjetësh.
Patrick ka studiuar historinë e artit dhe të skulpturës në Univesitetin e Karolinës Veriore – ku po ashtu ka mësuar teknikat primitive të ndërtimit dhe aftësitë e tij prej marangozi i kishte gërshëtuar me dashurinë për natyrën.
Vepra e tij e parë artistike ishte shtëpia e tij. Dougherty kishte mbledhur degët e pemëve, gurët dhe një dru të vjetër dhe kishte ndërtuar vilën ku ende jeton me bashkëshortën dhe djalin e tyre.
Gjatë 30 viteve të kaluara, Patrick ka krijuar më shumë se 230 vepra të tilla – të cilat janë vendosur anëmbanë botës, që nga Skocia e Japonia deri në Belgjikë dhe SHBA. /NGJYRA.COM/