Parada lulesh mbahen në gjithë botën, por ajo që mbahet në Zundert të Holandës, e quajtur “Bloemencorso”, është më e veçanta, më e bukura dhe më e madhja në botë.
Skulpturat e mëdha të punuara prej teli, kartoni dhe letre, janë të mbuluara plotësisht me lule (dahlia), të cilat kultivohen posaçërisht për këtë ngjarje.
Në këtë paradë, 20 fshatra të ndryshme i ekspozojnë skulpturat e tyre të mëdha, ku për punimin e secilës angazhohen qindra persona, të moshës 1-100 vjeçe.
Anëtarët më të vjetër të ekipeve punuese janë kryesisht përgjegjëse për mbjelljen dhe rritjen e luleve, ndërsa ata më të rinjtë i punojnë skulpturat në tendat e mëdha të përkohshme, të cilat ngriten enkas për këtë rast.
Parada mbahet të dielën e parë në shtator, ndërsa tendat ngriten qysh në maj ose qershor, kur vullnetarët e fillojnë punën e tyre në punimin e strukturë së skulpturës.
Më stresueset janë tri ditët para fillimit të parades, kur ndërtuesit punojnë ditë e natë për t’i zbuluruar skulpturat me lule të freskëta. /NGJYRA.COM/