Otagi Nenbutsu-Ji është një tempull budist në Kyoto të Japonisë, i njohur për figurat e tij prej guri që prezantojnë Rakan, respektivisht, nxënësit e Budës që kanë arritur shkallën më të lartë të zhvillimit shpirtëror – nxënësit që kanë arritur të lirojnë zemrën e tyre nga “papastërtia mendore”.
Aty ndodhen më shumë se 1,200 figura të skalitura në gurë, të cilat, kryesisht janë punuar nga amatorët e mbarë vendit , të udhëhequr nga skulptori Kocho Nishimura.
Secila skulpturë e prezanton në mënyrë të ndryshme shprehjen e fytyrës së njeriut – por gjithsesi të lumtur – duke e bërë kështu këtë tempull të jetë një lokacion shumë i këndshëm dhe pozitiv, përkundër faktit që të gjitha figurat janë prej guri.
Tempulli Otagi Nenbutsu-jiështë themeluar nga mbretëresha Kōken në mes të shekullit VIII, mirëpo shumë shpejt ishte shkatërruar nga vërshimet, për t’u rindërtuar sërish dhe për t’u rënuar më pastaj gjatë luftës qytetare.
Në lokacionin e sotëm ky tempull është zhvendosur në vitin 1922, mirëpo vetëm 30 vjet më vonë ishte shkatërruar nga një erë e fortë që e kishte goditur këtë zonë.
Në vitin 1981 ndërkaq, restaurimi i këtij tempulli kishte marrë fund, dhe më këtë rast ai kishte pranuar një donacion prej 1.200 skulpturash Rakan. /NGJYRA.COM/