Duket se lumturia e banorëve të Kosovës nuk po zbehet. Edhe në rezultatet e këtij viti, të publikuara nga Gallup, kosovarët – përkundër situatës së keqe ekonomike-sociale – gjenden goxha lartë në listën e njerëzve me të lumtur në botë si dhe prijnë dukshëm në rajonin e Ballkanit.
Sipas anketimit të kryer në vitin 2013 – e që u publikua të enjten – Kosova radhitet në vendin e 39-të të vendeve më të lumtura në botë. Shqipëria ndërkaq, ndodhet në zonën e shteteve jo fort të lumtura, e pozicionuar në vendin e largët 117.
Pesë shtetet më të lumtura në botë, sipas sondazhit të Gallupit, janë: Panamaja, Kostarika, Danimarka, Austria dhe Brazili.
Ky konstatim është nxjerrë pas një sondazhi të realizuar me 133.000 respodentë nga 135 vende të ndryshme të botës – nga të cilët është kërkuar të vlerësojnë, respektivisht të notojnë mirëqenien e tyre, të ndarë në pesë kategori: qëllimi, shoqëria, financat, komuniteti dhe shëndeti.
Fqinji i Kosovës, Serbia, është pozicionuar në mesin e vendeve goxha të pakënaqura, pasi që radhitet në vendin 101, ndërsa fqinji tjetër, Mali i Zi, gjendet në pozitën 100. Maqedonët ndërkaq, duken paska më të lumtur, pasi që zënë vendin 74.
Vendet tjera të ish-Jugosllavisë, janë pozicionuar kësisoj: Sllovenia në vendin 56, boshnjakët në vendin 107, ndërkaq kroatët gjenden në mesin e popullatës më të pakënaqur në botë, pasi që pozicionohen tek në vendin 127.
Populli më i pakënaqur në botë është ai i Sirisë, ndërkaq Danimarka, që me vite të tëra ishte në mesin e vendeve më të lumtura në botë, tashmë është spostuar, për t’ia lëshuar fronin shtetit të Panamasë, që përcillet nga Kostarika – në vendin e dytë.
Panamaja prin në katër kategori, ndërsa në rezultatin e favoshëm të saj – sipas vlerësimeve – ndikojnë faktorët si, ekonomia në lulëzim, ruajtja e vlerave tradicionale, pastaj raportet e mira familjare dhe natyra e bukur. /© NGJYRA.COM/ Foto: Blich.ch
Lista e plotë:
1. Panama, 61%
2. Costa_Rica, 44%
3. Denmark, 40%
4. Austria, 39%
5. Brazil, 39%
6. Uruguay, 37%
7. El Salvador, 37%
8. Sweden, 36%
9. Guatemala, 34%
10. Canada, 34%
11. Trinidad and Tobago, 34%
12. United States, 33%
13. Argentina, 33%
14. Netherlands, 33%
15. Colombia, 32%
16. Chile, 31%
17. Mexico, 31%
18. United Arab Emirates, 31%
19. Venezuela, 30%
20. New Zealand, 30%
21. Saudi Arabia, 29%
22. Nicaragua, 29%
23. Australia, 28%
24. Bahrain, 28%
25. Malta, 28%
26. United Kingdom, 28%
27. Paraguay, 27%
28. Ireland, 27%
29. Germany, 27%
30. Kuwait, 26%
31. Honduras, 26%
32. Iceland, 26%
33. Ecuador, 26%
34. Israel, 25%
35. Spain, 24%
36. Malaysia, 24%
37. Jamaica, 24%
38. Turkmenistan, 24%
39. Kosovo, 24%
40. Philippines, 24%
41. Belgium, 23%
42. Finland, 23%
43. Bolivia, 23%
44. Thailand, 22%
45. Morocco, 22%
46. Kyrgyzstan, 21%
47. Luxembourg, 21%
48. North Cyprus, 21%
49. Portugal, 20%
50. Dominican Republic, 9%
51. France, 19%
52. Lebanon, 19%
53. Mongolia, 18%
54. Vietnam, 18%
55. Taiwan, 18%
56. Slovenia, 18%
57. Hungary, 18%
58. Sri Lanka, 17%
59. Mauritania, 17%
60. Poland, 17%
61. Peru, 16%
62. Russia, 16%
63. Slovakia, 16%
64. Japan, 15%
65. Myanmar, 15%
66. Bangladesh, 15%
67. Estonia, 15%
68. Indonesia, 15%
69. Kazakhstan, 15%
70. Cyprus, 15%
71. India, 15%
72. Ethiopia, 15%
73. Iraq, 15%
74. Macedonia, 14%
75. South Korea, 14%
76. Romania, 14%
77. Moldova, 14%
78. Nagorno Karabakh, 14%
79. Jordan, 14%
80. Iran, 14%
81. Belarus, 13%
82. Congo Brazzaville, 3%
83. Czech Republic, 13%
84. Malawi, 13%
85. Bulgaria, 12%
86. Pakistan, 12%
87. Rwanda, 12%
88. Tajikistan, 12%
89. Ghana, 12%
90. China, 12%
91. Angola, 12%
92. Mali, 11%
93. Cambodia, 11%
94. Sierra Leone, 11%
95. Ivory Coast., 11%
96. Yemen, 11%
97. Turkey, 11%
98. Nepal, 11%
99. Tunisia, 11%
100. Montenegro, 10%
101. Serbia, 10%
102. Latvia, 10%
103. Palestine, 10%
104. Greece, 10%
105. Niger, 10%
106. Nigeria, 10%
107. Bosnia Herzegovina, 10%
108. Egypt, 10%
109. Lithuania, 9%
110. Guinea, 9%
111. Azerbaijan, 9%
112. Armenia, 8%
113. Tanzania, 8%
114. Bhutan, 8%
115. Zimbabwe, 8%
116. Ukraine, 8%
117. Albania, 8%
118. Italy, 8%
119. Senegal, 7%
120. Kenya, 7%
121. Gabon, 7%
122. Cameroon, 7%
123. South Africa, 7%
124. Botswana, 7%
125. Burkina Faso, 7%
126. Georgia, 7%
127. Croatia, 7%
128. Benin, 6%
129. Uganda, 6%
130. Madagascar, 6%
131. Chad, 5%
132. Congo Kinshasa, 5%
133. Haiti, 3%
134. Afghanistan, 1%
135. Syria, 1%