Nganjëherë është vërtetë e pamundur që t’i rezistosh gjumit. Gjumi mund t’na zë në vende publike, në punë, në shkollë, në metro, në aeroport, në autobus, në ndeshje sportive… e këto situata nuk kalojnë pa u vërejtur nga kureshtarët – të cilët memzi presin t’i fotografojnë ato dhe t’i postojnë në internet.
Natyrisht, bëhet fjalë për skena qesharake, kur njerëzit – të ulur, të shtrirë, të mbështetur, apo dhe në këmbë – pa vullnetin e tyre u nënshtrohen gjumit. Por, ka dhe raste të tilla, kur njerëzit e dërmuar nga lodhja, mundohen që në hapësirat publike të gjejnë një “strehë” për të bërë një sy gjumë.
Në vijim ju sjellim një galeri të realizuar në pjesë të ndryshme të botës, ku dëshmohet për mrekulli “lufta” e përhershme e njeriut me gjumin. /NGJYRA.COM/