Simbolet që gjatë historisë e kanë ndryshuar kuptimin e tyre

Këto simbole shumica së paku njëherë në jetë i ka parë, mirëpo ato nuk e kanë pasur gjithmonë kuptimin të cilin e kanë tani. Shumica nga ato ekzistojnë tashmë me shekuj, kështu që edhe kuptimi i tyre me kalimin e kohës ka ndryshuar, ndërsa disa simbole në momente të caktuara historike janë zhdukur, ndërsa më vonë kanë ndryshuar kuptimin.

Ylli i Davidit

simboli1

Edhe pse tani njihet si simbol i judaizmit, në fillim nuk ka qenë simbol hebraik. Para se është bërë i tillë, është shfaqur në budizëm, hinduizëm dhe jainizëm. Hinduistët më së gjati e kanë përdorur si simbol “Anahata”, i cili paraqet magjinë e katërt energjike në trup. Hebrenjtë e kanë përdorur shumë më herët sesa zyrtarisht është bërë shenjë e identitetit të tyre, që nga viti 1897.

Ihtis apo peshku i Krishtit

simboli2

Ihtisin shumica e njohin si “peshku i Krishtit”, pastaj si simbol i fuqishëm i krishterimit, i cili daton nga koha kur romakët kanë përndjekur të krishterët. Pikërisht Ihtis ka qenë simboli sekret i tyre për t’u njohur me njëri-tjetrin. Mirëpo, para kësaj, disa kultura të ndryshme pagane e kanë shfrytëzuar edhe këtë simbol, andaj ka pasur shumë kuptime. Megjithatë, shumica syresh ka qenë e lidhur me plleshmërinë, andaj ky simbol paraqet barkun e “Nënës Tokë”.

Kryqi i kthyer mprapsht

simboli3

Ky simbol është njëri ndër shenjat më të fuqishme antikrishtere. Mirëpo, shumë kohë më parë, gjithashtu ka qenë shenjë e fuqishme e krishterë. Është e njohur gjithashtu si kryq i Shën Pjetrit, sepse ai ka refuzuar të vdesë në mënyrën në të cilën ka vdekur edhe Krishti, duke konsideruar që nuk është i denjë vdekje të tillë. Për këtë shkak kjo është shenjë përulësie. Shenja akoma mund të shihet në disa kisha, në vendet të cilat simbolin nuk e lidhin me satanizmin. Vetëm “më vonë” është bërë shenjë satanike, ndërkaq është parë edhe disa herë në filmat “Ekzorcist” dhe “Foshnja Rozmarinë”.

Kafka dhe eshtrat e kryqëzuara

simboli4

Ky simbol ka dy kuptime shumë të caktuara. Sot është simbol i helmeve, ndërkaq në të kaluarën ka qenë shenjë të cilën e përdornin kusarët. Mirëpo, spanjollët për herë të parë e kanë përdorur si shenjë për varre, andaj pikërisht kusarët e kanë marrë këtë simbol nga ata, si asociacion i vdekjes dhe i varreve.

Shtylla e berberit

simboli5

Vijat e kuqe të shtyllës asociojnë në gjak. Në të kaluarën berberët nuk kanë qenë vetëm njerëz që janë kujdesur për flokët dhe mjekrën e të tjerëve. Ata shpesh kanë qenë edhe kirurgë autodidaktë, të cilët kanë liruar gjakun dhe kanë shëruar njerëzit. Berberët kanë përdorur fashat e gjakosura dhe peshqirët e përdorur i kanë lënë para berberhanes, si reklamë e llojit të vet dhe ashtu të larë në gjak, fryma i ka marrë dhe i ka ngjitur për shtylla. Nga ky asociacion ka lindur ky simbol.

Shenja “OK”

simboli6

Derisa për shumicën e amerikanëve kjo është shenjë pajtimi dhe lejimi, në disa vende nuk ka kurrfarë kuptimi. Në Evropë e simbolizon zeron, kështu që në situata të ndryshme mund të jetë ofenduese. Në disa shtete të Mediteranit dhe të Amerikës Jugore, simbolizon simbolin e anusit, ndërkaq në budizëm dhe hinduizëm paraqet simbolin e mësimit.

Brirët e djallit

simboli7

Sot shpesh është simbol i shpeshtë në koncerte të muzikës heavy metal, mirëpo emri i tij burimor është “Corna”, andaj paraqet simbolin qëllimmirë i cili përzë të keqen. Mirëpo, si edhe tek shenja “OK”, duhet pasur kujdes në cilin shtet bën ta përdorni. Në shtetet e Baltikut, kjo shenjë ka kuptim vulgar dhe kur dikujt ia thoni, ia keni drejtuar porosinë që keni pasur marrëdhënie intime me partnerin e tij.

Shkopi i Hermesit – Kuducej

simboli8

Ky është simbol i shpeshtë i organizatave shëndetësore dhe i spitaleve. Shkopi i Hermesit me krahë dhe me dy gjarpërinj, shpesh është ngatërruar me Shkopin e Asclepiusit, i cili nuk ka krahë dhe ka vetëm një gjarpër. Ç’është e vërteta, Ascelipiusi ka qenë Perëndi e lashtë greke e mjekësisë, andaj për këtë shkak ka marrë kuptimin e këtillë. Në Amerikën Veriore ka marrë kuptimin e vet të vërtetë. Paraqet simbolin e tregtisë, sepse Heremesi ka qenë Perëndi greke e tregtisë.

Simboli i paqes

simboli9

Shumica e njerëzve e lidhin me kulturën hipi të viteve 60 të shekullit të kaluar, ndërkaq krijuesi i tij, Gerlad Holtom, e ka krijuar si simbol të çarmatimit bërthamor britanik. Ky simbol gjithashtu paraqet njeriun, d.m.th. që në të janë të theksuara shkronjat N dhe D, shkurtesa për “nuclear disarmament”.

Holtom kurrë nuk i ka mbrojtur të drejtat e veta të kësaj shenje, andaj ai u bë shumë shpejt simbol i lirisë dhe i paqes.

Svastika (Kryqi i thyer)

simboli10

Shtetet Perëndimore këtë shenjë e lidhin me nazistët, ndërkaq kjo është shumë e dëmshme, sepse ky është njëri ndër simbolet më të vjetra, i përdorur në shumë religjione të civilizimeve të lashta. Në hipizëm paraqet Perëndinë Vishnu, ndërkaq kur është e kthyer në të kundërtën nga drejtimi i akrepave të orës, paraqet Perëndinë Kali. Par lidhjes me nazizmin, ka qenë shenjë e vendit ku janë larë rrobat në Irlandë. Në Letoni ka paraqitur simbolin e forcave rrezatuese. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply