Si t’ia ruani më gjatë freskinë luleve?

Pritni pjerrtas stapin e lules, hidhni aspirin, pak vodkë apo zbardhues – do t’u zgjatet jeta luleve, mirëpo më me rëndësi është ndërrimi i ujit dhe pastrimi. Uji duhet të ketë temperaturën e dhomës.

Për të mbajtur më gjatë freskinë e luleve në vazo edhe pas festave, është mirë që lehtë t’ua shkurtoni stapin luleve dhe t’i pritni pjerrtas me thikë të pastër apo me gërshërë kopshtari.

lule4444

Gërshërët e zakonshme nuk është mirë t’i përdorni,sepse ato i shtypin stapin e lules për ç’shkak lulja vyshket, ndërkaq prerja e pjerrtë mundëson thithjen më të mirë të ujit.

Gjithashtu, që buqeta e luleve të zgjasë sa më shumë, luleshitësit profesionistë në ujë herë-herë shtojnë tretje të posaçme të cilat pengojnë zhvillimin e baktereve dhe i shtojnë furnizimin e luleve me materie ushqyese.

Edhe ju mund të veproni ashtu, duke hedhur në një litër uji dy lugë uthull të bardhë dhe dy lugë sheqer – uthulla do të pengojnë zhvillimin e baktereve, ndërkaq sheqeri do t’i ushqejë lulet.

lule22222

Në vazo me lule herë-herë hidhen edhe shtojca të tjera, si p.sh. aspirinë të shtypur, disa pika zbardhuesi apo vodkë, tableta multivitaminash, pak kripë apo sodë bikarbonati.

Megjithatë, nuk duhet tepruar dhe të gjitha të hidhen përnjëherë – është shumë më me rëndësi që rregullisht t’u ndërrohet uji (çdo të dytën ditë), sepse uji i papastër mund t’i mbyllë poret e stapit.

lule55555

Lulet pa fleta zgjasin më shumë

Edhe pse fletët duken bukur, ato mund t’ua marrin energjinë luleve – në vend që uji me materiet ushqyese të shkojë drejtpërdrejt tek lulja, ai ndalet tek fletët.

Kurrë mos i hiqni fletët me gërryese, sepse mund t’i dëmtoni stapin, por hiqjani me dorë apo pritni me skalpel sa më afër kërcellit. Kini kujdes që fletët të mos bien në ujë, sepse shpejt do të prishen dhe do ta bëjnë të papastër ujin.

lule1111111

Llaku i flokëve do t’i bëjë më të forta lulet

Lulet do të zgjasim më shumë nëse i spërkatni me llak flokësh, vetëm nga ana e poshtme e fletëve dhe e petaleve – largoni përafërsisht gjysmë metri, spërkatni lulet dhe thani. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply