Në këtë kohë të krizës ekonomike – këshilla e duhur për njerëzit do të ishte si të gjejnë një vend pune? – megjithatë, sipas ekspertëve, një vëmendje e posaçme duhet kushtuar edhe faktit se si mund të humbisni punën, me ose pa nevojë.
Nëse dëshironi që të mbeteni pa punë, ose që CV-ja juaj të mos merret fare parasysh nga punëdhënësit e mundshëm… kujdesuni që mos t’i bëni gjërat në vijim:
– Të vonoheni më shumë se 30 minuta në takimin e paralajmëruar
– Të shtrëngoni fort dorën e punëdhënësit gjatë përshëndetjes
– Të vishni bluzë të hapur para ose prapa
– Të mbathni papuçe ose të mbathura të pushimeve
– T’i drejtoheni punëdhënësit me fjalët “grua”, “motër”, “vëlla”…
– Të bëni zhurma me këmbë ose gishtërinjtë e duarve
– T’i përqeshni ish-shefat, që i keni pasur dikur në kompanitë tjera
– Të paraqiteni si më të mençurit e kompanisë
– Të shtrembëroni fytyrën pa nevojë
– Të flisni sesi nuk ju intereson puna jashtë orarit… /NGJYRA.COM/