Shkoni në udhëtim të gjatë, mbase jashtë Evropës, në vendet ku klima është e ngrohtë tërë vitin dhe ku kushtet janë ideale për shumëzimin e baktereve dhe për shfaqjen e infeksioneve? Aq më parë, në këtë rast nuk do të jetë e tepërt, t’i lexoni disa fakte dhe bëni një plan të mirë që të kujdeseni për higjienën intime kur shkoni në rrugë të gjatë, të pluhurosur dhe të nxehtë.
Materialet më të mira natyrale
Natyrisht që fjala është për veshjet e brendshme. Nëse shkoni në rrugë ku moti është i ngrohtë, atëherë është mirë të vishni brekë pambuku. Materialet sintetike janë potencial shumë i përshtatshëm për zhvillim bakteresh, aq më parë në pjesët intime, nëse vazhdimisht është klimë e ngrohtë dhe djersini.
Gjithashtu, kujdesuni së paku një herë në ditë t’i ndërroni brekët, në mënyrë që të siguroni pastërtinë dhe freskinë e duhur. Nëse bartni edhe peceta, më mirë është që t’i shmangni, sepse me gjithë premtimet se janë provide, janë punuar nga materiali sintetik.
Mos i harroni mjetet e kujdesit intim
Mjetet e kujdesit intim ndihmojnë çdo udhëtare. Pajisuni me facoleta për kujdes intim. Nëse do të jeni një kohë të gjatë në rrugë, do të mund t’i freskoni pjesët intime edhe në rast kur nuk keni ujë. Me rastin e zgjedhjes së facoletave kushtoni kujdes faktorit pH. Facoletat nuk janë të përshtatshme për fëmijët.
Në valixhe patjetër vendosni shampo për kujdes intim i cili do t’ju ndihmojë që t’i shmangni kërpudhat apo infeksionet e tjera, të cilat mund ndodhin për shkak të ndryshimit të mjedisit, klimës, ujit… Gjithashtu kujdesuni që shampo të ketë faktorin e përshtatshëm pH, i cili nuk do të dëmtojë mukozën.
Nëse ju mungojnë të gjitha këto që i cekëm më sipër, në luftë kundër kërpudhave mund të përdorni jogurtin e zakonshëm të pasheqerosur, të cilin pas lyerjes e shpëlani nga pjesët intime.
Menstruacionet gjatë udhëtimit
Nëse bëheni gati për udhëtim të gjatë, me siguri në ndonjë moment do t’i kini menstruacionet. Nëse shkoni në udhëtim të shkurtër dhe në atë periudhë nuk prisni t’i keni menstruacionet, mund t’ju ndodhin për shkak të ndryshimit të klimës dhe ajrit.
Kështu që për çdo rast duhet të merrni me vete tamponë apo peceta. Nëse shkoni në cilën do anë të botës në çdo qytet të madh do të duhet të blini tamponë apo peceta, mbase nuk do të jenë marka tuaja të preferuara, por do të gjeni.
Nëse nuk do të mundeni t’i lani duart çdo herë kur ndërroni tamponin, më mirë është t’i përdorni pecetat, në mënyrë që të mbroheni nga infeksionet e mundshme. /NGJYRA.COM/