Si mund të mësoni se po ju tradhton partneri?

Edhe pse njeriu ka aftësi të gënjejë dhe të shtiret, ekziston mënyra e thjeshtë se si të njihni gënjeshtrën dhe sekretet. Simptomat e para të tradhtisë do t’i zbuloni në krevat.

Kur gjatë lidhjes fillon tradhtia, gjërat ndryshojnë. Kur është fjala për personin e tretë, nuk duhet të jesh detektiv që të vëresh ndryshime të caktuara të partnerit.

Ekziston stereotipi se si meshkujt e bëjnë tradhtinë shumë më shpesh se femrat, mirëpo teoria është shumë e ndërlikuar. Ç’është e vërteta, edhe femrat tradhtojnë, mbase edhe më mirë se meshkujt.

Shumë hulumtime konstatojnë që dallimi midis nesh është vetëm në atë që femrat tradhtitë e veta dinë t’i fshehin shumë më mirë sesa meshkujt. Në vazhdim lexoni se cilat janë shenjat që në krevat më shumë se çdo gjë tjetër zbulojnë tradhtinë.

I përhumbur gjatë seksit

tradhetia6666

Me kalimin e kohës shumë çifte arrijnë në fazën në të cilën marrëdhëniet intime rrëshqasin diku në prapavijë të lidhjes, posaçërisht nëse vazhdimisht nuk e përjetojnë afshin, dashurinë, fantazinë dhe dëshirën.

Personi i tretë çiftit të gjitha këto i rrëmben, sepse njëri nga ta të gjitha do t’i përjetojë me dikë tjetër, jashtë dhomës së vet të gjumit.

Përveç kur është fjala për lodhje, brengosje dhe ngarkesa, shmangia e prekjeve me personin e dashur, shikime dhe mendime të përhumbura gjatë seksit, janë shenjë shumë e keqe.

Kur mashkulli injoron surprizat seksuale

Mann flirtet mit zwei Frauen an der Hotelbar, Man flirting with two women at a hotel bar

Nëse ndonjëherë partneri juaj ka qenë i ngazëllyer me çdo risi të trupit tuaj, ndërkaq tani i shoqëron vetëm me një koment të ftohtë, apo, ajo që është edhe më e keqe – as që do t’i vërejë, kjo është vërtet bazë e mirë për ndjenja të pakëndshme dhe dyshuese.

Secila femër, nëse di që do të marrë komplimente të mira nga partneri, me kënaqësi do të rregullojë zonën e saj intime. As blerja e rrobave të brendshme të reja dhe joshëse nuk është gjë e re, sepse secila nga femrat dëshiron të ndiejë të jetë e dashur dhe seksi.

Nëse partneri juaj ndaj të gjitha këtyre dëshirave tuaja kalon me një shikim të ftohtë dhe qëndron i patundur ndaj befasive tuaja të ëmbla, atëherë sigurisht që diçka nuk është në rregull.

Justifikim pas justifikimi

HANNAH WARE, STUART TOWNSEND

Tradhtia te çifti mund të shkaktojë gjithnjë e më pak marrëdhënie intime. Kur ata të bëhen si një hije e zbehtë, atëherë është koha për t’u angazhuar se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Natyrisht, për prishjen e jetës seksuale ekzistojnë shkaqe të shumta, andaj nuk duhet të merren vendime të ngutshme.

Mund të themi që dyshimi mund të marrë bazë reale vetëm atëherë kur çdo vikend, kur keni shtëpinë dhe ditë në dispozicion vetëm për veten tuaj, në vend të seksit të zjarrtë, i cili do t’i kompensonte të gjitha ato momentet e humbura, vazhdimisht merrni miliona justifikime.

Prezervativët

tradhetia7777

Çfarë do t’ju sillej në kokë nëse prezervativët, edhe pse kurrë nuk i keni përdorur kur keni pasur marrëdhënie intime me partnerin, i gjeni në xhepin e xhaketës së tij apo në kuletën e tij?

Pa dyshim që situata do t’ju bëjë që të dyshoni, edhe pse ekziston mundësia t’i ketë marrë dhuratë nga miqtë, apo si ekzemplarë reklamues. Mirëpo, pas kësaj mund të fshihet diçka më shumë. Personi i tretë!

Mirëpo, megjithatë, mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën është komunikimi i hapur me partnerin, pastaj biseda e sinqertë për gjërat që ju ndodhin. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply