Shtyllat e Lenës, pylli prej gurëve në Siberi

Shtyllat e Lenës janë formacion natyror i shkëmbinjve, respektivisht një mal shkëmbor, që gjenden përgjatë lumit Lena, në pjesën lindore të Siberisë. Brenda këtyre shkëmbinjve, që shërbejnë si kapsulë kohore, janë të zënë peng fosilet e shumta dhe organizmat që nga kohët antike.

Disa nga fosilet e rendësishme janë ato të mamutëve (Mammulhus primigenius Blum), bizonëve (Bison Prisk Boj), rinoqerontëve leshatorë (Coelodonta antiguibatis Blum), kuajve Lena(Eggus lenensis Russ) dhe drerëve (Rangifer tarandus L ).

lena shtylla 005

Krahas fosileve të shumta të kafshëve, këtu janë gjetur dhe gjurmë të civilizimeve të dikurshme, siç janë mbishkrimet dhe vizatimet mbi këto shtylla.

Shtyllat e Lenës janë të gjata prej 100 deri në 300 metra, ndërsa janë formësuar nën ndikimin e klimës së ashpër kontinentale të kësaj zone – ku temperaturat variojnë shumë, madje deri në 100 gradë Celsius.

Vetë rruga për të arritur deri të këto kapsula kohore nuk është shumë e lehtë dhe as e lirë. Një mënyrë udhëtimi është ajo me anije nga Yakutsk, qyteti më i ftohtë në botë, ku në ofertë përfshihet edhe vizita në Liqenin e Bajkalit, që gjendet 900 km larg shtyllave të Lenës – por, që është një vend po ashtu i magjishëm, i vënë nën mbrotje të UNESCO-s. /NGJYRA.COM/

lena shtylla 008 lena shtylla 006 lena shtylla 004 lena shtylla 003 lena shtylla 002 lena shtylla 007 lena shtylla 009

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply