Pas sulmeve terroriste në Paris, edhe në Shqipëri e Kosovë është rritur niveli i sigurisë, me kontrolle të përforcuara në rrugë, institucione dhe në pikat kufitare. Forcat e rendit kanë rritur masat e sigurisë dhe gatishmërinë operacionale, duke i bashkërënduar në këtë mënyrë përpjekjet me shtetet dhe agjencitë partnere për të shmangur rreziqet e terrorizmit.