Gjatë planifikimit të hapësirave urbane, shumë shpesh – gjelbërimi është prioritar, mirëpo, problemi shfaqet kur për shkak të mbipopullimit të zonës urbane arritja e një qëllimi të tillë është pothuajse i pamundur.
Megjithatë, një mision i tillë nuk ishte i pamundur për kompaninë projektuese LYCS, kur ishte ngarkuar me projektimin e një shkolle të madhe në Tian Tai County të Kinës.
Pasi që lokacioni ku duhej ndërtuar shkolla nuk ishte shumë i madh, dhe – sipas kërkesave të investitorëve – kërkohej hapësirë e gjelbëruar, terrene sportive si dhe shtigje për vrapim, grupi projektues erdhi me një ide shumë interesante dhe të paparë – duke vendosur shtigjet e vrapimit dhe terrenet sportive në çatinë e shkollës.
Kështu, projektuesit arritën të shfrytëzojnë hapësirën maksimalisht.
Shkolla me katër etazhe është e organizuar rreth oborrit të brendshëm, ku mundësohet ndriçimi natyral i hapësirave.
Ky model i projektimit promovon mësimin dhe kultivon të gjitha aspektet e jetës – artin, sportet, kulturën, traditën si dhe etikën. /NGJYRA.COM/