Shtëpitë që po ua prezantojmë në vijim janë disa objekte ekologjike të banimit, që shfrytëzojnë energjinë natyrore nga dielli, era, apo edhe burimet gjeo-termike.
Dhe, përderisa shumica e njerëzve sot jetojnë në shtëpitë që janë të varura nga energjia elektrike dhe lëndët e ndryshme djegëse – ekziston një numër shumë i vogël i njerëzve që jetojnë në shtëpitë e ndërtuara në harmoni me ligjet e natyrës të planetit ku jetojmë.
Ka shumë parashikime se, në një të ardhme jo shumë të largët, do të shtohet shumë numri i njerëzve që do të jetojnë në shtëpi të tilla – andaj njihuni me ardhmërinë që po na pret. /NGJYRA.COM/