Si fëmijë, sigurisht se keni ëndërruar të keni një shtëpi mbi pemë – mu siç ëndërrojnë shumica e fëmijëve. Fatkeqësisht, jo shumë njerëzve iu përmbushet ajo dëshirë…
Sidoqoftë, në ditët e sotme, trendi i ndërtimit të shtëpive mbi pemë është rritur shumë, madje një numër i tyre janë ndërtuar për të rritur apo dhe për të gjithë familjen e tyre.
A bëhet fjalë për plotësimin e një ëndrre të papërmbushur të fëmijërisë apo për plotësimin e dëshirave të fëmijëve nuk dihet saktë. Por, cilado qoftë arsyeja për ndërtimin e këtyre shtëpive, është kënaqësi t’i shikosh ato, dhe pse jo, për ca çaste të kthehesh në fëmijëri.
Në vijim ju sjellim një galeri të shtëpive të përzgjedhura të ndërtuara mbi pemë që nga Japonia deri në SHBA. /NGJYRA.COM/