Shtëpia transformuese në formë origami

Dizajnerët anglezë, David Ben Grünberg dhe Daniel Woolfson, kanë krijuar një koncept arkitektonik që lehtë mund të revolucionarizojë këtë profesion; ata kanë projektuar një shtëpi në formë origami, e cila mund të shndërrohet në tetë forma të ndryshme, duke iu përshtatur stinëve dhe motit.

Shtëpia mund të adaptohet me lehtësi nga stina e dimrit në atë të verës, dhe po ashtu të ndërrojë formë ditën, respektivisht, të marrë një formë tjetër natën – duke u transformuar nga ana e brendshme e saj.

origami5

Koncepti revolucionar është bazuar në formulën e matematikanit, Henry Dudeny, në bazë të së cilës trekëndëshi barabrinjësh mund të transformohet në një katror.

Përveç kësaj, i tërë objekti mund të rrotullohet duke e përcjellë lëvizjen e diellit gjatë tërë ditës.

Shtëpia përbëhet nga një qëndrim ditor i hapur me banjë, 2 dhoma të fjetjes, ndërsa plani është fleksibil dhe mund të adaptohet në hapësira për qëllime të ndryshme.

Dizajnerët Woolfson and Grünberg ia besuan projektin kompanisë “D*Haus”, që të zhvillojnë konceptin për shtëpinë eksperimentale, e cila njëkohësisht ishte edhe tema e diplomimit të Grünberg-ut.

origami2

Ky koncept është dizajnuar në atë mënyrë që kjo shtëpi origami të mund të ndërtohet kudo në botë. /NGJYRA.COM/

origami4 origami8 origami7 origami3 origami9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply