Një shtëpi unike dhe fleksibile është projektuar nga arkitekti Mark Dziewulski. Kjo shtëpi vë në shprehje kombinimin e qëndrimit ditor, studios së artit dhe galerisë.
Shtëpia reflektuese siguron një mjedis të qetë dhe intim nga ku mund të përjetohen peizazhet e bukura natyrore.
Marrëdhënia ndërmjet natyrës dhe shtëpisë është në qendër të projektimit, ku forma skulpturore e lakuar duket edhe më madhështore përmes pasqyrimit në ujin e lumit.
Muret nga qelqi lejojnë që peizazhi i bukur natyror të depërtojë nga hapësira e jashtme në të brendshmen, duke krijuar një efekt relaksues, ndërsa reflektimi i rrezeve të diellit i jep një pamje spektakolare gjatë tërë ditës. /NGJYRA.COM/