Shtëpia që frymon me natyrën

Në kohën kur objektet shumëkatëshe dominojnë vëmendjen e opinionit botëror, kompania projektuese Bauen ka dëshmuar se edhe një shtëpi e vetme – me eksterier dhe interier të veçantë – mund të bëhet pjesë e kësaj vëmendjeje.

“Culata Jovai” ose “Shtëpia e dhomave të ballafaquara” ndodhet në Paraguai dhe është projekt i kompanisë Bauen. Sipas projektuesve, synimi i këtij projekti ishte që të ofrohej një hapësirë e mbrojtur, ku njerëzit do të mund të gjenin prehje shpirtërore në kuptimin e plotë të fjalës.

Jovai4

Thënë më ndryshe, kjo shtëpi është një projekt i ideuar që pronarëve t’iu sigurojë një jetë normale në harmoni me natyrën që i rrethon. Dhe, a ia kanë arritur qëllimit vlerësojeni ju vetë.

Shtëpia ka një çati të gjelbër, që ishte pjesë e tokës mbi të cilën është ndërtuar ajo, dhe kësisoj – krahas mureve prej guri dhe materialeve të tjera natyrore që janë përdorur për ndërtimin e saj – ky element e unifikon për mrekulli objektin me ambientin që e rrethon.

Jovai10

Sistemi i ngrohjes natyrore, sikurse dhe sistemi i ftohjes, e bëjnë këtë shtëpi edhe më të veçantë. Ndërsa kur kësaj i shtohen format e saj impozante, pishina trekëndore, pastaj hapësirat e nevojshme dhe të ndara për pushim, relaksim, deponim, garazhet nëntokësore…, atëherë mund të thuhet se buja e këtij projekti nuk është shkaktuar kot. /NGJYRA.COM/

Jovai9 Jovai8 Jovai7 Jovai6 Jovai5 Jovai1 Jovai3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply