Koncepti kryesor i projektit që po ua prezantojmë në vijim ishte ndërtimi i një shtëpie që do të ishte në marrëdhënie të ngushtë me natyrën – dhe kjo është arritur përmes një pishine e cila lidhë shtëpinë me peizazhin e bukur që e rrethon.
Ideja e lidhjes me natyrën është forcuar me dhomën e ditës në nivelin e bodrumit, me një dritare në formë të shkronjës U, që lejon depërtimin e dritës natyrore si dhe vizura drejt pishinës.
Çatia e lakuar, e cila simbolizon valët e detit, gjithashtu thekson idenë e detit aty pranë.
Shtëpia është pothuajse krejtësisht e mbuluar me panele solare, në mënyrë që furnizimi me energji të bëhet në mënyrë ekologjike, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar me gjelbërim.
Shtëpia Peshk (Fish House) në Singapor, e realizuar nga Guz Architects, është një dizajn modest dhe luksoz i banimit, e cila u jep mundësi banorëve të jetojnë një jetë të qetë në harmoni me natyrën. /NGJYRA.COM/