Bukuria e dizajnit nuk ka kufij – dhe këtë e dëshmon më se miri arkitektja Helena Alfirevic Arbutina, me dizajnimin e një rezidence në Kroaci – të emëruar “House 04” .
Arbutina ka bërë kombinimin e strukturës organike me figura drejtëvizore, duke krijuar një harmoni dhe detaje të mahnitshme të shtëpisë.
Shtëpia është e ndarë në tre krahë dhe secili prej tyre ka një funksion të veçantë.
Një zonë është e përbërë nga garazha, dhoma e fjetjes për mysafirë dhe hapësirat përcjellëse, zona tjetër është e dedikuar për fëmijë, ndërsa zona e fundit – pjesa qendrore e shtëpisë, është zonë e përbashkët për familjarë dhe mysafirë, e cila është e hapur dhe me shumë karakteristika të arkitekturës organike. /NGJYRA.COM/