Kjo shtëpi interesante, e ndërtuar në shkretëtirën Joshua Tree, në Kaliforni të SHBA-ve, është projektuar nga arkitekti Kendrick Bangs Kellogg, me kërkesë të Beverly Dolittle dhe bashkëshortit të saj, Jay.
Ndërtimi i kësaj shtëpie nga betoni, çeliku, qelqi dhe bakri, kishte filluar në vitin 1988, ndërsa kishte marrë fund në vitin 1993.
Ndërkaq, dizajneri i interierit, John Vurgin, kishte kërkuar disa vjet për të realizuar gjithë dizajnin e dëshiruar të shtëpisë.
Shtëpia ka një dizajn organik që frymon bashkë më peizazhin shkëmbor që e rrethon atë. Nga largësia ajo duket si një kafaz i brinjëve të shtazëve të ngordhura në mes të shkëmbinjve.
Interieri i shtëpisë ndërkaq, është i mprehtë, paksa kaotik dhe në kundërshtim me hapësirën.
Njerëzit nuk kanë ditur për ekzistëncën e kësaj shtëpie derisa ajo u vendos në shitje nga çifti Dolittle. /NGJYRA.COM/