Shtëpia kabinë është projektuar në atë mënyrë që të përshtatet në vende të ndryshme, qofshin ato bregdetare apo malore.
Ideja e studios projektuese, Gudmundur Jonsson Architect, ishte të krijohej një koncept për shtëpitë e vogla në formë të kabinës – që do të përshtateshin në mjediset me peizazhe të mrekullueshme.
Kombinimi i materialeve natyrore e bëjnë hapësirën e brendshme me të ngrohtë, ndërsa hapjet e shumta me xhama transparentë e bëjnë lidhjen organike mes hapësirës së brendshme dhe natyrës.
Dy vëllimet përmbajnë dhoma gjumi dhe hapësirat ekonomike, të cilat janë të lidhura përmes qëndrimit ditor dhe tryezarisë – në formë të pavijonit, ku kontakti me natyrën është i gjithanshëm falë xhamave transparentë që janë përdorur në projekt.
Koncepti pavijon theksohet edhe më shumë me çatinë e madhe, e cila shfrytëzohet si strehim gjatë ditëve me shi. Po ashtu, çatia të jep përshtypjen se hapësira e brendshme e kabinës është shumë më e madhe se sa duket nga jashtë. /NGJYRA.COM/