Shtëpia FF, e ndërtuar në Nordelta të Buenos Aires-it, në Argjentinë, është projektuar nga studioja arkitektonike ‘Fritz + Fritz Arquitectos’, ndërsa kërkesa e vetme ishte që ajo t’i përshtatet karakteristikave të mjedisit.
Kjo shtëpi ka një sistem strukturor që mundëson që përdhesa të jetë plotësisht fleksibël në lidhjen e hapësirave të brendshme me ato të jashtme – gjë që mundësohet përmes panelit rrëshqitës nga druri, i cili integron qëndrimin ditor prej 48 metrash katrorë drejt pishinës dhe kopshtit.
Plafoni me beton të ekspozuar unifikon hapësirën, përderisa dyshemeja dhe muret anësore janë të veshura me parket nga druri.
Një përdorim i tillë i materialeve i jep hapësirës amplitudë dhe rrjedhshmëri. /NGJYRA.COM/